Skuadra e Ferizaj ka nisur organizimin për stinorin pranveror, derisa pritën disa ndryshime në skuadër.
Ekipi ferizajas që synim e ka mbijetesën ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Elbasan Thaqi.
Njoftimi i plotë i FC Ferizajt:
FC Ferizaj njofton se edhe zyrtarisht nga dita e sotme i ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin, Elbasan Thaqi.
Thaqi tash e 3 muaj nuk ka qenë pjesë e ekipës, për shkak të një vendimi të Komisionit Diciplinor brenda klubit që e suspendoi qëndërmbrojtësin Thaqi.
Shëndet e suksese Elbasan Thaqi!./Prishtinapress/