Site icon PrishtinaPress

Ferizaj nderon me çmim kontributin e mjekut anesteziolog, Sami Spahiu

Qyteti i Ferizajt padyshim që i dha Kosovës emra të ndritur në lëmi të ndryshme, si mjekësi, arsim e shkencë.

Një nga emrat më të nderuar të qytetit të Ferizajt ishte edhe mjeku anesteziolog, Sami Spahiu.

Kryetari i Komunës së Ferizja, Agim Aliu ka vendosur që ta nderojë kontributin e të ndjerit me çmimin “Nderi i Qytetit”.

Çmimin e pranuan në zyret e kryetarit Aliu, bashkëshortja dhe djali i mjekut të ndjerë.

Ky çmim erdhi në rastin e 150 vjetorit të themelimit të qyteti të Ferizajt.

Postimi i plotë i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu:

“Ferizaj në historinë e tij 150 vjeçare, i dha Kosovës emra të ndritur, kontributplotë në lëmi të ndryshëm. I tillë ishte edhe personaliteti i veçantë, me vlerat të dalluara njerëzore e profesionale, personalitet i dashur e kurdoherë në shërbim të qytetarëve e ku me rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”, pas vdekjes për SAMI SPAHIU. Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë”, shkroi ai.

Exit mobile version