Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka ndarë detaje nga një projekt me shumë rëndësi për komunën të cilën udhëheq.
Ai ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm do të fillojë projekti për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe do të dyfishohet sasia e ujit të pijshëm.
Ky projekt po bëhet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj nis më 2024, me BERZH-in do të dyfishojmë edhe sasinë e ujit të pijshëm
Projektet e sektorit të ujërave në Komunën e Ferizajt, me theks të veçantë projekti për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza, rritja e kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijshëm dhe projekte tjera madhore, ishin temat e sotme të diskutimeve që patëm me kreun e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), prirë nga drejtori për Kosovë i zyrës së BERZH-it, z. Sergiy Maslichenko, drejtori i asocuar z. Arianit Blakaj si dhe analisti Gent Myftari, të cilëve i konfirmuam gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të mbështetur fuqishëm e lehtësuar, implementimin e këtyre projekteve me rëndësi jetike e që i japin zgjidhje afatgjate këtyre nevojave për Ferizajn” ka thënë Aliu.