4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ferizaj, kërkohet paraburgim prej një muaji ndaj të dyshuarit për rrahjen e të e dashurës në një market

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji ndaj R.J. pasi kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij në rrugën “Gëzim Sahiti”, në Ferizaj.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se më 8 gusht i njëjti në market kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës.

“I njëjti me datë 08 Gusht 2024, rreth orës 07:30 në Ferizaj, rruga, “Gëzim Sahiti”, përkatësisht në një market, i pandehuri me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe cenimit të dinjitetit ndaj të dëmtuarës-dashurës së tij B.B., me të cilën bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty rreth daljes së të dëmtuarës nga shtëpia, më pas e godet njëherë me grusht në anën e majtë të fytyrës, e kap për flokë duke e tërhequr zvarrë derisa e rrëzon dhe e godet njëherë me shqelm pas kokës, me të cilën ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img