Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë raportuar tri raste të dhunës në familje në këtë rajon.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se një rast ka ndodhur në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, një person është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy persona janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.