Home Lajme Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë

Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, njoftojë se kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona B.G.(m/sh/K. 25 vjeçar) dhe V.S. (m/sh/k 26 vjeçar) si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt,si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës.

Sipas PK-së, lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse:

-1 armë e gjatë AK-47

-1 karikator me 26 fishek,kal.7,62 mm

-1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm

-42 fishekë 9×19 mm

-1 thikë ushtarake

-1 palë pranga

-1 sprej

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit,të njëjtit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version