5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Feride Rushiti merr çmimin për guxim nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Feride Rushiti nga Kosova është nderuar sot me Çmimin për Gratë e Guximshme nga Departamenti amerikan i Shtetit për punën e saj në kuadër të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Aktivizimi i saj me këtë qendër çoi në vendimin e madh të qeverisë për t’u dhënë pensione viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e ambasadës së Kosovës në SHBA.

 Edhe presidenti Hashim Thaçi ka uruar Feride Rushitin për këtë çmim.”Përmes një bisede telefonike e urova Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin. Ajo po vazhdon të bëjë një punë të madhe për rehabilitimin e viktimave të torturës, për avokimin për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe për të drejtat e njeriut në Kosovë. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img