Site icon PrishtinaPress

Ferid Agani dhe Gani Shabani sot në gjyq për rastin ‘Stentat’

Në Gjykatën e Prishtinës sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e njohur si “Stenta”, ku për keqpërdorim të pozitës zyrtare po gjykohen ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani.

Agani e Shabani që të dy janë pjesë e aktakuzës për rastin ‘Stenta’ ku janë të akuzuar mbi 50 persona.

Procedura ndaj Aganit dhe Shabanit është veçuar me qëllim që gjykata të optimalizojë procedurën.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale pretendon për një rrjet abuziv të mjekëve.

Në rastin ‘Stenta’ të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, Ferid Agani dhe Gani Shabani i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumën prej 504,595.00 euro, apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Exit mobile version