Ferat Shala ka kujtuar rënien heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.
Në këtë përvjetor, deputeti i PDK-së thotë se Kosova ka nevojë për një komandant si Mujë Krasniqi dhe kthimin e bashkëluftëtarëve nga Haga.
“Sot në përjkutim të 24 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve.
Çdo ditë që kalon, kujtimi, respekti dhe malli për Ju Komandant Mujë Krasniqi, rritet dhe fuqizohet në vlerë kombëtare.
Ju u bëtë pjesë e çmimit të lirisë, që Kosova dhe bashkëluftëtarët e tu, edhe sot po e paguajnë padrejtësisht në Hagë.
Por e vërteta historike dhe lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të triumfojë patjetër.
Sot, edhe pas 24 viteve të rënies heroike tuaj Komandant, Kosova po sulmohet po nga të njejtit agresorë. Sot një pjesë e bashkëluftëtarëve të tu janë në gjendje lufte në pjesën veriore të vendit.
Sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për Komandant si Ju Mujë Krasniqi, më shumë se kurrë ka nevojë që bashkëluftëtarët të kthehen nga Haga.
Mercenarët po e rrezikojnë Kosovën Komandant” shkruan Shala në Facebook./Prishtinapress/