Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kërkuar sqarim nga qeveria që të tregoi në aspektin juridik se kush është Ridvan Muharremi, duke e quajtur atë si sekser të kryeministrit, shkruan GazetaDemos.
“Kush është Ridvani, çka ka ai me rezervat, cila është baza ligjore e tij, çfarë detyre ka pasë, nga kush i ka marrë detyrat dhe kujt i ka raportu. Pra sot e kemi një akter të ri në çështjen e rezervave shtetërore me vulën sekret. E kemi akterin Ridvan dhe tek e fundit vetëm për këtë komisioni e ka një rol…. Dhe nëse nuk i ka të lëgalizume është rast i mirë për juristat, hajde more ta legalizojmë ndërmjetësin e kryeministrit, ose zavendëskryeministrit”, ka thënë pos tjerash në foltoren e Kuvendit të Kosovës deputeti Ferat Shala./GazetaDemos/