Site icon PrishtinaPress

Fenerbahce me komunikatë zyrtare: Vedat Muriqi ka filluar bisedimet për transferimin te Lazio

Klubi i Fenerbahces ka njoftuar se sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi ka filluar bisedimet me Lazion.

Tash e disa ditë është folur për një marrëveshjes mes Fenerbahces dhe Lazios për Vedat Muriqin.

Tashmë është klubi i Fenerbahces që ka njoftuar se është radha e lojtarit që të bisedojë me klubin italianë.

“Futbollisti ynë Vedat Muriqi për transferimin e tij në Itali te Lazio ka filluar bisedimet”, thuhet në deklaratën e klubit.

Muriqi ka qenë në Kosovë këtë javë për një aheng familjarë, ndërsa mungoi në ndeshjet e Kosovës shkaku i një lëndimi.

Marrëveshja midis Lazio dhe Fenerbahce është arritur para disa ditësh për 18 milionë euro, plus dy milionë bonuse, ndërsa klubi turk do të fitojë edhe 10 për qind të shitjen në të ardhmen.

Exit mobile version