Home Sport Fenerbahce dërgon ofertë te Norwichi për Rashicën, kjo është shuma

Fenerbahce dërgon ofertë te Norwichi për Rashicën, kjo është shuma

Fenerbahce raportohet se ka dërguar ofertë drejt Norwichit për Milot Rashicën.

Sipas medias turke, Sozcu, gjiganti turk i ka ofruar tetë milionë euro Norwichit për shërbimet e yllit kosovar.

Gjithashtu, raportohet se të afërmit e Rashicës janë takuar me përfaqësuesit e Fenerbahces dhe takimi ka shkuar mirë.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Rashica e kaloi te Galatasaray në huazim duke e fituar titullin e kampionit.

Vet futbollisti kosovar kishte thënë se në Turqi do të luante vetëm për Galatasarayn.

 

 

Exit mobile version