Fenerbahce raportohet se ka dërguar ofertë drejt Norwichit për Milot Rashicën.
Sipas medias turke, Sozcu, gjiganti turk i ka ofruar tetë milionë euro Norwichit për shërbimet e yllit kosovar.
Gjithashtu, raportohet se të afërmit e Rashicës janë takuar me përfaqësuesit e Fenerbahces dhe takimi ka shkuar mirë.
Kujtojmë se sezonin e kaluar, Rashica e kaloi te Galatasaray në huazim duke e fituar titullin e kampionit.
Vet futbollisti kosovar kishte thënë se në Turqi do të luante vetëm për Galatasarayn.