1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Femrat duhet t’i përqafoni të paktën një herë në ditë për shëndet të mirë

Studimet shkencore kanë dëshmuar se femrat duhet të përqafohen sa më shpesh që është e mundur.

Përqafimi i liron kimikalet pozitive në tru të cilat ju bëjnë të ndiheni të dashur e të sigurt.

Veç kësaj, përqafimi e zvogëlon edhe shtypjen e gjakut.

Duke i rritur nivelet e hormonit të dashurisë, oksitoksinës, përqafimi krijon edhe efekte tjera fitimprurëse për shëndetin e zemrës, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, një përqafim në ditë vërtet se e mban doktorin larg duke e forcuar sistemin e imunitetit dhe shëndetin e përgjithshëm.

Përqafimi nga i dashuri apo burri ndihmon edhe në lirimin e dopaminës dhe serotoninës, gjëra të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë.

Pavarësisht se a ndiheni e pikëlluar, e vetmuar apo çfarëdo emocioni tjetër, përqafimi e ka aftësinë t’jua rritë disponimin.

Këto janë vetëm disa prej efekteve pozitive të përqafimit, ku ekspertët bëjnë të ditur se ka edhe shumë përfitime tjera andaj edhe ju inkurajojnë të përqafoheni më shpesh. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img