Në “PressingSHOW”, po diskutohet sesa ndikon pamja e jashtme te politikanët.
Fisnik Ismaili, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se shumica njerëzve shikojnë si dukesh e jo çfarë thua.

Ai përmendi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, që sipas tij pëlqehet shumë nga gjinia femërore.
“Plot votues ta votojnë pamjen, Edi Rama këtë e di më së miri, e dini edhe ju këtë.Femrat traohen mas tij, njeri 2 metra në Shqipëri. 50% elektoratit janë femra, këto lojë i luan”, ka thënë Ismaili. /Gazeta Express