Një bombë dore raportohet se është gjetur në lagjen Fidanishte të Pejës.
Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar zonën, derisa në mediat lokale janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:05 një qytetar ka njoftuar derisa ishte duke kaluar në rrugën “Mirvete Maksutaj”, pranë qendrës së mjekësisë familjare në Pejë, kishte hasur në disa fëmijë të cilët në dorë po mbanin një mjet shpërthyes, nga të cilët e kishte marrë atë dhe e kishte vendosur në një vend më të sigurt, e në vendin e ngjarjes kanë dalur njesitet kompetente për ta lokalizuar vendin dhe për të marr masat e nevojshme”, tha Gashi.