Fëmijët palestinezë po shkruajnë emrat e tyre në duart, në mënyrë që trupat e tyre të mund të identifikohen nëse vriten nga sulmet ajrore, shkruan Daily Mail.
Një video e publikuar në rrjete sociale, tregon fëmijët më të rritur që ua shkruajnë emrat shokëve të tyre në alfabetin arab, me stilolaps.
Në pamjet e postuara në plaftormën “X” nga agjencia e lajmeve “TRT World”, një nga të rinjtë dëgjohet duke thënë ‘Jo, nuk do të vdes’.
Doktori, Abdul Rahman Al Masri, kreu i departamentit të urgjencës në Spitalin e Martirëve Al-Aksa, i tha CNN se prindërit ishin të shqetësuar se “çdo gjë mund të ndodhte” dhe askush nuk do të ishte në gjendje t’i identifikonte fëmijët e tyre.