Site icon PrishtinaPress

Fëmijët me uniforma të UÇK-së vizituan Kuvendin e Kosovës

Uniforma e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),  pavarësisht kalimit të kohës, po bëhet edhe më e dashur për të gjitha gjeneratat, e sidomos për fëmijët.

Për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës disa fëmijë të veshur me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe me flamurin në duar kanë vizituar Kuvendin e Kosovës dhe  Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Këtë fëmijë i ka pritur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend (PDK), Ganimete Musliu.

Në video shihen fëmijët duke recituar edhe poezi për nder të Pavarësisë së Kosovës.

“Urime 17 shkurti Dita e Pavarësisë. Urojmë që vitin tjetër, Pavarësinë ta festojmë me  çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi; Kadri Veseli; Jakup Krasniqi; Rexhep Selimi; Hysni Gucati, Nasim Haradinaj; Sali Mustafa”, thuhet ndër të ndjera në poezinë e recituar nga fëmijët.

Më 17 shkurt Kosova shënon 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa këto ditë ka shumë aktivitete që janë organizuar nga institucionet qendrore dhe lokale.

Exit mobile version