-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Fëmijët kosovarë të varur nga telefonat, të ndalohet përdorimi në shkolla!

Që nga dita e hënë në shkollat e Francës fëmijëve nën moshën 15 vjeçare nuk do ju lejohet të përdorin telefon në shkolla.

Kjo ka ardhur si rezultat i një ligji të ri në këtë shtet. Një vendim i tillë do të ishte i mirëseardhur edhe në Kosovë. Kështu ka cilësuar për “Indeksonline” edhe Dukagjin Pupovci, drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës.

Bazuar në një studim të zhvilluar me 200 nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës në vitin 2016, tregohet mbi 96% e tyre kanë telefon të mençur me të cilin mund t’i qasen internetit.

Sipas, Pupovcit kjo ndikon në humbjen e vëmendjes madje shpesh mund të shkaktojë edhe konflikte.

“Pa dyshim se kjo ndikon në humbjen e vëmendjes, ndërsa, në situata të caktuara, mund të jetë edhe burim i konflikteve në mes të nxënësve, pasi mesazhet që përcillen në këtë formë nuk janë gjithnjë miqësore” ka thënë Pupovci.

Por largimin e tërësishëm të telefonave nuk e konsideruar gjë të lehtë as Pupovci, duke theksuar se njerëzit kanë krijuar varësi nga përdorimi i tyre, por edhe prindërit dëshirojnë që t’i kenë në kontroll fëmijën e tyre derisa ata janë larg. Kurse, për të aplikuar këtë sistem në Kosovë sipas Pupovcit, nevojitet investim, madje në ekzekutim mund të paraqiten edhe vështirësi logjistike.

“Prandaj, është e arsyeshme që të analizohet përvoja e Francës me ndalimin e telefonave celularë në shkolla. Kjo nuk është punë e lehtë, pasi tek njerëzit është krijuar një lloj varësie nga celulari, ndërsa shumë prindër iu kërkojnë fëmijëve të tyre që ta kenë celularin pranë për të komunikuar. Për këtë arsye, mendoj se duhet të krijohet mundësia që fëmijët t’i dorëzojnë celularët e tyre me rastin e ardhjes në shkollë që kërkon pak investim – duhet të jetë një person që merr përgjegjësinë për ruajtjen e tyre, ndërsa në shkollat e mëdha mund të paraqiten vështirësi logjistike për shkak të numrit të madh të celularëve që duhet dorëzuar” tha ai.

Zyrtar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të kontaktuar nga “Indeksonline” kanë bërë të ditur që një gjë e tillë tashme është në fazën e përgatitjes.

“MAShT tashmë është në fazën e përgatitjes së një Udhëzimi Administrativ, qe do të përcaktojë edhe ndalimin e përdorimit te telefonave nga nxënësit” thuhet në përgjigjen e tyre. Se çdo mjet element që ndikon në procesin mësimor do të duhej të eliminohej, mendon edhe Mentor Hoxhaj, ish- mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i sigurisë se informacionit. Ai për “Indeksonline”, ka thënë se prapa vendimeve te tilla qëndrojnë studimet lidhur me varësinë nga telefonat. “… kjo ndikon negativisht në procesin mësimor. Ku te rinjtë dhe te rejat qëndrojnë mbi 90% te kohës online në rrjetet sociale, e njohur kjo si “frika” mos po ju ike diçka apo postim/like pa e parë” ka thënë ai.

Hoxha ka theksuar se një zgjidhje do të ishte mirë shfrytëzimi i internetit, por kjo në Kosovë lë shumë për të dëshiruar.

“Rol kyç ne ketë proces është edukimi i mirë shfrytëzimit të sigurt të internetit dhe kjo në Kosovë le mjaft për të dëshiruar. Rrjedhimisht mund të kemi pasoja te dyfishta qe të jenë të rrezikuar në Cyberspace dhe të jenë të varur nga Cyberspace” ka thënë Hoxha. Ndonëse, jetës pa një hapësirë elektrike e mendon të pa mundur dhe regresive, Hoxha konsideron se zgjidhja e vetme është të edukohet për përdorim të internetit.

“Padyshim, është regresivi te mendohet procesi mësimor dhe edukative pa TI. Normalisht, kemi theksuar qe ky zhvillim sjell sfida te reja. Te cilat mund te sjellin dhe idenë e largimit te TI-së. Por kjo nuk është zgjidhja e problemit. Ne duhet të përgatitemi, si shoqëri, për Sfidat e Cyberspace. Ku edukimi është zgjidhja!” ka thënë ai. Ndryshe, në Francë telefonat brenda orës së mësimit janë ndaluar që nga vitit 2010, por me ligjin e ri ndalohen edhe gjatë pauzave të ngrënies, megjithatë përjashtime mund të ketë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img