Site icon PrishtinaPress

“Fëmijët e kërkojnë”, Vëllai i Liridona Ademajt: S’mund të flenë pa të

Fëmijët e Liridona Ademajt, 4 dhe 5 vjeç, ende nuk dinë asgjë për vrasjen e nënës.

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt tha se ata po qëndrojnë te prindërit e Naim Murselit, i arrestuar për organizimin e vrasjes së 30-vjeçares.

Leonard Ademaj tha se fëmijët e kanë kërkuar nënën.

Ai tha se janë munduar të mos ua bëjnë të ditur atyre krimin makabër.

“Nuk iu kemi tregu. E kanë kërkuar. Ata janë shumë të lidhur me të dhe nuk flenë pa të”, tha ai për Top Channel.

Exit mobile version