Site icon PrishtinaPress

Fëmijët e dy dëshmorëve nga Koshtova urojnë 10 vjetorin e Pavarësisë!

Xhafer Hajredini dhe Enisi Hajredini nga fshati Koshtovë,  sot kanë vizituar varrezat e prindërve të tyre të cilët që të dy i kanë dëshmorë. Xhaferi është djali i madh i dëshmorit, Avni Hajredini i njohur si Avni Koshtova , ndërsa Enisi është djali i dytë i dëshmorit, Mehdi Hajredini. Ata kanë publikuar një fotografi në facebook ku shihen para varrezave të prindërve të tyre duke uruar 10 vjetorin e pavarësisë.

“Urime festa 10 vjet shtet urime dëshmorëve që falë tyre gezojm kët festa t madhe pavarësie urime ”

Kujtojmë që Mehdi Hajredini kishte ra dëshmor në luftën e Prekazit më 27 maj 1999,  ndërsa Avni Koshtova ishte vra nga ushtarët francez të KFOR-it më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte nëpër lumin për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre./Prishtinapress.eu 

 

Exit mobile version