-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së sot protestojnë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të protestojnë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, mbi vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Protesta është njoftuar të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!” – është motoja e protestës.

Ky është njoftimi i organizatorëve:

Të indinjuar thellë me veprimet e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, dhe tentimin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjeve të shqiptarëve civil, Oliver Ivanoviqit:

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasin për protestë, me moton:

“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”

Protesta mbahet:

Vendi: Sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

Data: 23 Janar 2023

Ora: 12:00

Në këtë protestë ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim, të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është po ashtu një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t`u distancuar dhe për t`i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim, për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmës dhe të ardhmës së vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img