6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Fëmija goditet nga vetura në Fushë Kosovë, me lëndime të rënda dërgohet në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Nuk janë të rralla as rastet kur veturat godasin këmbësorët, qoftë në vendkalime apo edhe në pjesë të tjera.

Kështu ka ndodhur dje, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku një automjet e ka goditur një fëmijë, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se fëmija e ka thyer njërën këmbë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, teksa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img