Marouane Fellaini dhe Memphis Depay janë të hapur t’i bashkohet Milanit, madje edhe pa pjesëmarrje në Evropa Ligë.
Milani rrezikon të përjashtohet nga Evropa Ligë nga UEFA, pasi nuk i është pranuar propozimi për zgjidhjen e problemit të Financiar Fair Play.
Dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund ta detyrojë gjigantin italian të shesë lojtarë, por Gazzetta dello Sport beson se Depay Fellaini prapëseprapë dëshirojnë t’i bashkohen.
Megjithatë, do të jetë e vështirë të arrihet marrëveshje për të dy, pasi shumë klube e ndjekin Depayn dhe Lyon kërkon 40 milionë euro për të.
Fellaini do të jetë lojtar i lirë, por problemi me të është se ai kërkon pagë vjetore prej 10 milionë euro në sezon, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Milan.