Ashley Benson është gati të ecë në altar!
Aktorja e njohur është fejuar me të dashurin e saj Brandon Davis, njoftoi ajo në Instagram Story të premten.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në janar 2023, pasi u panë së bashku në një lojë basketbolli. Revista People konfirmoi lidhjen e tyre në muajin shkurt. “Ata kanë shumë miq të përbashkët dhe janë të dy njerëz super argëtues dhe shumë social”, tha një burim i afërt me çiftin në atë kohë.