Site icon PrishtinaPress

Fehmi Fetahu – Kalorësi i Kosovës ”Chevalier du Kosovo”

Pronar i kompanisë së njohur “Fetaxid” në Zivcër si dhe i kompleksit turistik “Vali Ranch” në Kosovë, Fehmi Fetahu jeton dhe vepron njëkohësisht në të dy vendet.

Pas suksesit të dukshëm me kompaninë e tij në Zvicër, Fehmiu vendos të zgjerojë ëndrrën e tij në vendlindje, duke ndërtuar një kompleks magjik, apo resor turistik mu në zemër të Kosovës.

Kush është Fehmiu prapa perdës mediatike? Cilat janë motivet e tij për gjithë këtë investim në Kosovë?

Zbuloni një histori, e cila dëshmon se akti i krijimit të një biznesi bëhet akt madhor vetëm kur ai ndërtohet si akt dashurie. A nuk themi përgjithësisht se sipërmarrësi bëhet i suksesshëm vëtëm kur është i pasionuar për atë që bën.

Në të vërtetë, Fehmiu është një pionier në fushën etij, një krijues pa komplekse, por para së gjithash është i motivuar nga pasioni. Në mënyrën e artistit ai shpik, imagjinon, gdhend projekte pa njohur nocionin e kufirit.

Për të çdo gjë duket e thjeshtë, sepse, siç thotë ai, “unë filloj, imagjinoj, skulptoj një ide të trashë si një gur gëlqereje për ta shndërruar në një projekt financiar të suksesshëm”./albinfo.ch/PrishtinaPress.eu

Exit mobile version