“E kemi thënë qartë se ftojmë autoritetet në Serbi dhe Kosovë të dëshmojnë përmbajtje të domosdoshme dhe pjekuri, në mënyrë që situata në Kosovë të mos përshkallëzojë”, ka thënë zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq në takimin e rregullt me gazetarët në Bruksel.
Federica Mogherini arrin në Beograd, takohet me Vuçiqin
Vizita e Mogherinit në Beograd pason arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës të hënën më 26 mars në Mitrovicë. Gjuriq kishte shpërfillur vendimin e Prishtinës për të mos ia lejuar hyrjen në Kosovë.