Site icon PrishtinaPress

Federer mbret i Australian Open, për të gjashtën herë

Tenisti zviceran, Roger Federer ka triumfuar në Australian Open për herë të gjashtë në karrierë, duke mposhtur 3:2 kroatin Marin Cilic

Roger Federer tha se është shumë i lumtur dhe i duket e pabesueshme triumfi në Grand Sleamin e parë këtë sezon, atë të Australian Open.
Ai tha se kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe kështu përralla e tij po vazhdon.“Jam shumë i lumtur, është e pabesueshme”, tha fillimisht Federer.“Ka qenë një pritje e gjatë për këtë finale. Jam i lumtur që kjo tashmë ka përfunduar. Është një ëndërr e bërë realitet dhe përralla po vazhdon”, vazhdoi ai.“Pas suksesit që kisha vitin e kaluar, është e jashtëzakonshme”.Për Federer ky ishte titulli i 20 Grand Slam në karrierë, më shumë se sa çdo tenist tjetër.
Exit mobile version