Site icon PrishtinaPress

FC Prishtina: Pranojmë të zhvendosemi në Hajvali veç hatri i Kombëtares që luan në shtator

Ditë më parë, FC Prishtinës iu kumtua vendimi i Federatës së Futbollit të Kosovës për të mos luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” shkaku i dëmtimit të fushës dhe përgatitjes së saj sa më të mirë për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, e cila do të luajë në muajin shtator.

Prishtinasit nuk e pritën aspak mirë këtë vendim pasi nuk dinin se ku do t’i zhvillonin ndeshjes si vendës në fillim të sezonit të ri të Superligës.

Më pas, shtëpia e futbollit kosovar njoftoi se Bardhekaltrit do ta zhvillojnë ndeshjen e parë kampionale në kampin nacional në Hajvali, të cilin FFK-ja ia dha në shfrytëzim klubit më të madh në vend.

E sot, prishtinasit dolën me një njoftim se, jo një, por dy ndeshjet e para si vendës do t’i luajnë në Hajvali.

Ata thonë se e kanë pranuar këtë zhvendosje veç hatri i Kombëtares së Kosovës, e cila në muajin shtator do të luajë me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

“Dy ndeshjet e para të kampionatit, java e parë me Feronikelin dhe java e tretë me Malishevën, skuadra jonë do t’i zhvillojë në Hajvali, në kampin nacional. FC Prishtina ka pranuar këtë akt për të mirëkuptuar ndeshjet kualifikuese të Kosovës për muajin shtator. Ndeshja e javës së parë me Feronikelin zhvillohet këtë të shtunë më 12 gusht nga ora 17”, njofton klubi kryeqytetas përmes faqes së vetë zyrtare në Facebook.

Exit mobile version