Skuadra e FC Prishtinës po vazhdon të vuajë pasojat e të tjerëve dhe të përballet me padrejtësi.Klubi më i madh kosovar, FC Prishtina nuk do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në fillimin e sezonit 2023/24, shkak gjendja e tmerrshme e fushës së këtij stadiumi.
FFK e ka njoftuar ekipin kryeqytetas se nuk do t’i luajë ballafaqimet e para në këtë stadium, pasi fusha po trajtohet që të rregullohet para ndeshjeve të kombëtares.
Kujtojmë se ky stadium në javët e fundit ishte kryetema e sportit vendor, shkak edhe organizimet tjera që ndihmuan në prishjen e terrenit.
Të shtunën e kaluar në këtë stadium u mbajt meçi mes Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit, i cili e shkatërroi edhe më shumë fushën, por barrë kryesore nuk e mban ky organizim, pasi fusha veç ishte në gjendje aspak të mirë.Kujtojmë se kombëtarja rumune dhe ekipi i Ludogoretsit u ankua fuqishëm në gjendjen e tmerrshme të fushës para pak kohësh…