0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

FC Prishtina del me një njoftim, ende nuk e dihet ku do të zhvillohet ndeshja

FC Prishtina dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë pasur njoftime të ndryshme se ku kjo e para do ta zhvillojë ndeshjen e nesërme kundër FC Lirisë së Prizrenit 

Përderisa Prishtina tha se ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në anën tjetër FFK tha se ajo do të zhvillohet në Hajvali.

Në një njoftim për opinionin publik, FC Prishtina e ka etiketuar pos  Federatë e Futbollit të Kosovës (Kryetari i Komisionit të Garave) edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe Ministrin e MKRS-së, z. Hajrullah Çeku. 

Në këtë njoftim, që më shumë është shkruar si një lutje apo kërkesë, FC Prishtina flet për “komunikimet dhe vendimet e FFK-së në lidhje me caktimin e fushës për ndeshjen që do të zhvillohet, mes FC Prishtina dhe KF Liria”. 

“Më datën 08/08/2023, FC Prishtina, me kërkesën e saj ka pranuar që dy ndeshjet e para të skuadër vendase t’i zhvillojë në kampin nacional Hajvalia. Këtë vendim e kemi marr për shkak të dy arsyeve:

1. Ndeshjes së Reprezentacionit të Kosovës kundër atij të Zvicrës, si dhe;

2. Kushteve atmosferike të periudhës kohore në fjalë.

Ju tashmë jeni të njohur me faktin që FC Prishtina nuk ka mundësi për të zhvilluar ndeshje jashtë stadiumit të saj, i cili aktualisht është stadiumi më i mirë në Republikën e Kosovës”, thuhet në fillim të komunikatës së Prishtinës”. 

Tutje, njoftimi vazhdon me komunikimin që FC Prishtina ka bërë me akteret e tjerë për zhvillimin e ndeshjes, ku citon nene dhe arsyetime por prapë nuk tregon se ku do ta zhvillojnë ndeshjen e nesërme. 

“Megjithatë, në emailin e referuar të datës 14/09/2023, FFK i referohet një kërkese të FC Prishtina për të zhvilluar ndeshjen kundër KF Liria në kampin nacional Hajvalia. Për të qartësuar si FFK-në dhe po ashtu  opinionin e gjerë, duam të theksojmë se FC Prishtina nuk ka bërë asnjëherë një kërkesë të tillë, dhe jemi plotësisht të habitur e të shqetësuar nga komunikimi i fundit i Komisionit të Garave me FC Prishtinën e që bazohet në kërkesë fiktive.

Mbesim me shpresën se kjo është veçse lëshim jo dashakeq e jo tendencioz nga ana e Komisionit.

Në përputhje me rregulloren e garave, FC Prishtina ka njoftuar vendndodhjen e ndeshjes dhe ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet për të siguruar zhvillimin e ndeshjes në përputhje me Nenin 24 të propozicioneve të garave të FFK për sezonin 2023/2024.

Megjithëse ne e kemi njoftuar stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, stadiumi “Fadil Vokrri”, dhe kemi ndërmarrë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje, dhe në emailin e datës 14/09/2023, pas orës së mesditës, megjithatë kërkoni që ekipi mysafir dhe zyrtarët të paraqiten në kampin nacional Hajvalia dhe jo në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ku është paraparë që ndeshja të zhvillohet.

Ky vendim urdhërues është në kundërshtim me nenin V të rregullores, i titulluar “CAKTIMI I FUSHËS DHE FILLIMI I NDESHJES”. Në përputhje me këtë nen, FFK është përgjegjës për caktimin e orarit të ndeshjeve dhe jo për përcaktimin e fushës ku skuadra pritëse do të zhvillojë ndeshjet. Ju rikujtojmë se procesi i përcaktimit të fushave për ndeshje fillon dhe mbaron në të njëjtin proces me regjistrimin dhe licencimin e klubeve për të garuar në Superligën e Kosovës.

Duke marrë parasysh atë që është shpjeguar më lart, kërkojmë që të FFK të dërgoj sa më parë udhëzimet e sakta për zyrtarët tuaj në lidhje me vendndodhjen e ndeshjes, duke mundësuar dhe facilituar kështu mbarëvajtjen e proceseve në Superligën e Kosovës.

FC Prishtina, po ashtu ka informuar ekipin mysafir, KF Liria.

Me qëllim të shmangies së mëtutjeshme të problemeve zëngjirore që një gabim i tillë mund të prodhojë si dhe për të krijuar kushte për mbarëvajtjen e punës në Superligë, i lutemi FFK-së të korrigjoj këtë gabim dhe të siguroj zhvillimin e një ngjarjeje sportive të suksesshme në prani të banorëve të Prishtinës, e që janë tifozët tanët”, thuhet deri në fund të kësaj komunikate.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img