FC Kosova ka shënuar një tjetër sukses në turnirin e organizuar së fundi në futboll. FC Kosova ka përfunduar në mesin e katër ekipeve më të mira në rajonin e Toscanes.
Ky është suksesi i radhës për ekipin e themeluar vitin e kaluar. Njëri ndër themeluesit e këtij ekipi, Patriot Krasniqi ka thënë se FC Kosova merr pjesë në të gjithë turnirët që mbahen në zonën e Toscanes.
“Sivjet ka qenë suksesi me i madh i ekipit, pasi kemi përfunduar në 4 ekipet më të mira në Toscana. FC Kosova përbehet nga gjithë shtetas kosovarë dhe trajner kosovar”, ka thënë Krasniqi.
Më tutje, ai ka bërë të ditur se nga muaji i ardhshëm do të marrin pjesë edhe në turnirë tjera, në të cilët marrin pesë ekipet më të mira të rajonit në futboll të vogël.