Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të përkrahin Kombëtaren e Kosovës ndaj Danimarkës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 26 korrik, në “Arena Naestved”, shkruan Gazeta Express.
Për “Dardanët” do të jetë ndeshja e dytë në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”, pas asaj ndaj Zvicrës, në të cilën regjistruan fitore.
FBK gjithashtu bëri të ditur se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Danimarkë. Ato mund të blihen në faqen zyrtare të danezëve, përmes këtij LINKU.
Postimi i plotë nga FBK:
“Thirrje për bashkatdhetarët në Danimarkë
Danimarka dhe Kosova do të përballen të mërkurën (26 korrik) në Arena Naestved nga ora 18:00.
Basketbollistët e Kosovës presin përkrahje nga bashkatdhetarët që jetojnë në Danimarkë, ashtu si ka ndodhur në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur si mysafirë.
Ky takim është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e Dardanëve. Ndeshja është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Biletat kanë dalur në shitje dhe mund t’i blini në uebfaqen zyrtare të Danimarkës: