Më 19 korrik, Kombëtarja e Kosovës në basketboll i nis garat për parakualifikueset e Eurobasketit 2025.
“Dardanët” i presin katër ndeshje gjatë korrikut e gushtit, derisa të mërkurën mbrëma do të përballen ndaj Zvicrës, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Gazeta Express.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për përballjen ndaj “Helvetikëve”.
Çmimi i biletës është 3 euro, teksa shitja do të bëhet nga ora 17:30 deri në 21:30. Pika e shitjes për sot dhe nesër në Prizren do të jetë te shatërvani.
Nesër biletat do të dalin në shitje edhe në Prishtinë, konkretisht te amfiteatri “Zahir Pajaziti”, në orarin e njëjtë gjithashtu.