-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

FBI: Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në Florida

FBI tha se Donald Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij.

Ish-presidenti tha se është mirë dhe jashtë rrezikut.

Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të një personi që kishte drejtuar një pushkë të stilit AK drejt klubit, ndërsa Trump ishte duke luajtur golf.

Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro dhe se ai ishte rreth 500 metra larg nga Trump dhe i fshehur mes shkurreve, ndërsa ish-presidenti luante golf.

Personi hodhi armën dhe iku, e më pas u arrestua në një distrikt aty pranë.

Disa media amerikane e identifikuan të dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Havai, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të organeve.

Zyrtarët që identifikuan të dyshuarin folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin hetimin aktiv.

FBI nuk pranoi të komentonte mbi identitetin e të dyshuarit dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Incidenti është zhvillimi i fundit tronditës në një vit fushate të shoqëruar me ngjarje të pashembullta dhe ndodhi pothuajse dy muaj pasi Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img