4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

FBI kishte ndërmend të paguajë për dosjen e Trumpit

Byroja Federale e Inteligjencës, (FBI) kishte planifikuar t’i paguaj para zyrtarit britanik të inteligjencës i cili shkroi një dosje në të cilën pretendonte se ka detaje epshndjellëse për, në atë kohë kandidatin presidencial amerikan Donald Trump me disa kontakte të tij në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Displaying My Travel 1.jpg

Ish agjenti i MI6, Christopher Steele shkroi dokumentin me kërkesë të në atë kohë, oponentëve politik të Trumpit, ndërkohë që FBI kishte vendosur të paguaj pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kishin vërtetuar se Rusia qëndron prapa një fushate të gjerë e cila përfshinte hakimet e e-mailave të Komitetit Kombëtar Demokratik për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

E përditshmja amerikane “The Washington Post”, shkruan se FBI ishte pajtuar t’i paguajë Steele-t një shumë të parave në mënyrë që ai të vazhdojë punën në tetor, vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

Marrëveshja gojore ishte prishur pasi dokumenti doli në opinion dhe si i tillë tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit amerikan.

Trump ka përgënjeshtuar dosjen e Steele-t duke e quajtur si “lajm i rremë”, ndërkohë që e njëjta pretendonte se Rusia posedon materiale shantazhuese mbi Trumpin të cilat kanë të bëjnë me një aferë seksuale në një hotel të Moskës.

Detajet nuk janë konfirmuar, për çka edhe Trump ka qenë një kritik i ashpër i publikimit të tyre. Më herët Steele ka punar me FBI-në, në një hetim për dyshimet për korrupsion në FIFA.

“Steele ishte i njohur për cilësinë e punës së tij si dhe për njohuritë që kishte zhvilluar gjatë gati 20 viteve duke punuar për inteligjencën britanike në çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë”, shkruan The Washington Post .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img