Site icon PrishtinaPress

Fazliu i shoqatave të UÇK-së: Dikujt në Kosovë po i konvenon të nxjerrin jashtë politikës udhëheqësit e luftës

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, i cili ka qenë edhe kryetar i OVL UÇK-së, Faik Fazliu thotë se duan ta demaskojnë bashkëpunimin e Speciales me Serbinë.

Fazliu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dikujt në Kosovë po i konvenon që të shoh bartësit e luftës të dalin nga skena politike.

“Ka njerëz brenda Kosovës që iu konvenon që të shohin bartësit e luftës të dalin nga skena politike. Nuk dua të flas për subjekte politike, por “vrasjet politike” gjithmonë ri aktualizohen vetëm në kohë të zgjedhjeve…Kryesisht janë njerëz të LDK-së këta që veprojnë kështu”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Fazliu thotë se Gjykata Speciale ka gjetur dëshmitarë të rrejshëm e që sipas tij ajo “duke sulmuar luftën e UÇK-së u sulmua shtetësia e Kosovës”.

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se edhe në të ardhmen do të tentohet që UÇK-ja të cilësohet “organizatë terroriste”.

Fazliu thotë se organizatat e luftës së UÇK-së kanë pasur për qëllim që “të demaskojnë bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me prokurorinë serbe”.

“Ne duam të mbrojmë anëtarët tonë. Anëtarët tonë janë ish-ushtarët e UÇK-së”, tha ndër të tjera Faik Fazliu./Telegrafi/

Exit mobile version