11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

FAZ: Ivanov po bën diçka që nuk është parë që nga rënia e Millosheviqit

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, me refuzimin që të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe dhënien e mandatit liderit opozitar, po bën atë që në rajon nuk ka ndodhur që nga rënia e Sllobodan Millosheviqit.

Kështu shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), të cilën e citon “Deutsche Welle”.

“Nuk është kurrfarë lajmi që sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit nuk funksionojnë mirë në vendet e Ballkanit. Por, ajo që po ndodh në këto momente në Maqedoni, në rajon nuk ka ndodhur që nga rënia e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000: që shefi i një shteti hapur të refuzojë të pranojë rezultatet zgjedhore”, shkruan gazeta gjermane.

Në tekstin me titull “Në konfuzionin e Shkupit”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se Ivanov është president i Maqedonisë që nga viti 2009, kur ishte zgjedhur me mbështetjen e madhe të kryeministrit të atëhershëm Nikola Gruevski dhe partisë së tij së djathtë popullsitë VMRO-DPMNE. Ndryshe, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov sot sërish ka hedhur poshtë mundësinë që t’i japë mandatin liderit opozitar Zoran Zaev nga LSDM.

Ivanov që nga 1 marsi ka refuzuar t’i ndajë mandatin Zaev, duke theksuar se ai ka pranuar platformën shqiptare, e cila sipas mendimit të tij sjell në pyetje interesat themelore shtetërore të Maqedonisë.

Njëkohësisht, në Shkup dhe qytete tjera po mbahen protesta në organizim të Iniciativës qytetare “Për Maqedoninë e bashkuara”, në të cilat kërkohet të hedhet poshtë platforma shqiptare.

Protestat filluan me ftesë të Gruevskit për qytetarët që të “mbrohet shteti”, një ditë pasi që konkurrenti kryesor i tij politik Zaev bëri të ditur se ka shumicën parlamentare, pasi më herët lideri i VMRO-së dështoi ta bëjë një gjë të tillë me partnerin e tij të koalicionit të deri vonshëm, partinë shqiptare BDI.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img