4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Faturat e larta të rrymës, Valon Syla kërkon të hetohen Berisha, Krasniqi, Rizvanolli, Murati e Kurti

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka bërë një postim pas ankesave të qytetarëve se fatura e këtij muaji u ka ardhur shumë më e lartë se ajo e muajit paraprak.

Syla ka thënë se qytetarët paguajnë 300 përqind më shtrenjtë energjinë elektrike që nga viti 2021.

Ai ka thënë se për këtë duhet të fillojnë hetimet, “nga Martin Berisha e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te Ministrja Rizvanolli, Murati dhe Kryeministri Kurti”.

“Protesta është pak për këtë dëm. As dorëheqja nuk mjafton. Hetim për importin e energjisë multimilionëshe dhe ndalimin e projekteve energjetike prej ‘Kosovës së Re’,  e deri te projektet euro – amerikane të gasit duhet të fillojnë. Pra nga Martin Berisha e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te Ministrja Rizvanolli, Murati dhe Kryeministri Kurti. Nginu Vetëvenedosje se na patet lodhë me kopalla. Rrenca dhe Llaskuca”, ka shkruar Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img