U.D., i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka pranuar ftesën për takim nga njëra prej këshilltareve të kryeministrit Kurti.
Gjatë pranimit të ftesës, Klinaku ka deklaruar se ftesën do ta shqyrtojnë në organet e organizatës.
Teksa ka shtuar se veteranët gjithmonë kanë qenë për dialog.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë.