1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

Mediat serbe kanë dalë me detaje të reja lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit, pas rreth gati 40 orësh kërkime, si i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij. 

Gazeta beogradase “Blic” ka raportuar se për të shkuar te fabrika e braktisur ku u strehua, Hajrizit iu deshën 2 orë e 44 minuta. Distanca prej vendit ku u vra polici serb dhe kësaj fabrike raportohet se është 11.4 kilometra.

Siç raporton ky medium, te kjo fabrikë Hajrizi kishte qëndruar vetëm deri dje në mëngjes dhe pastaj u largua.

“Iu deshën 2 orë e 44 minuta për të arritur në strehën e tij, ku u fsheh deri në mëngjes, kur u nis gjoja në kërkim të një rruge shpëtimi”, shkruan ky medium.

Citohet edhe deklarata e një banori të fshatit, i cili ka thënë se pasi i kishte pyetur diçka, ishte nisur në drejtim të vendit ku u vra. 

“Mbrëmë djali im vuri re se diçka po ndodhte. Qentë lehin, por ai nuk gjuajti. Ndoshta që të mos e dëgjonin. Ai e pyeti kunatin tim se cili është rruga për në Banjën e Koviljaçës. Nuk dinte serbisht. Kuptuam vetëm “faleminderit” dhe “Mali i Zi”. Më pas kuptuam se çfarë po na kërkonte. Mbi krahun e tij kishte veshur një xhaketë lëkure. Ai ndoshta kishte një armë në atë dorë. Ai po shkonte tatëpjetë, në drejtim të vendit ku sulmoi policinë dhe ku u qëllua – citohet të ketë thënë ky banor i zonës.

Tutje, Blici serb raporton se Hajrizi ka qenë duke vrapuar nëpër rrugë kur ka ardhur një veturë e policisë serbe dhe ai ka qëlluar në të.

“Më pas polici e plagosi dhe Hajrizi filloi të çalojë. Ai ka tentuar të arratiset duke vazhduar të qëllojë, por shpejt është neutralizuar”, raporton ky medium me burime, duke shtuar se ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtëna në drejtim të policëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img