Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, LDK-ja që Bislimi ka zgjedhur vetëm sa po tkurret konceptualisht nën qasjen e kreut të tanishëm, Lumir Abdixhikut.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën qasjen e kreut të tanishëm. Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë shpresëplotë në këtë lidership; nuk e mohoj. Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Mos konsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së partisë ka vazhduar. Jo më! Jo me mua, të paktën”.