Site icon PrishtinaPress

Fatmiri dhe Pali “zgërdhihen” me Visarin derisa intonohej himni i Kosovës (Video)

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, nuk e “mbajtën” veten derisa intonohej himni i Republikës së Kosovës.

Dy përfaqësuesit e opozitës shpërthyen në gaz derisa shikonin kreun e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymerin, teksa mbante qëndrim serioz në protestën e mbajtur në Prishtinë, në përkrahje të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Nuk shkuan pak sekonda, Lekaj i flet diçka në vesh Ymerit, ndërsa përgjigja e tij ishte duke qeshur, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, qëndrim krejtësisht ndryshe u pa tek kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai dëgjoi me vëmendje himnin e Republikës.

Exit mobile version