Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, nuk e “mbajtën” veten derisa intonohej himni i Republikës së Kosovës.
Dy përfaqësuesit e opozitës shpërthyen në gaz derisa shikonin kreun e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymerin, teksa mbante qëndrim serioz në protestën e mbajtur në Prishtinë, në përkrahje të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Nuk shkuan pak sekonda, Lekaj i flet diçka në vesh Ymerit, ndërsa përgjigja e tij ishte duke qeshur, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, qëndrim krejtësisht ndryshe u pa tek kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai dëgjoi me vëmendje himnin e Republikës.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1174673639296981/