Numri i të ftuarve për intervistim nga zyret e Prokurorisë së Specializuara së Hagës kanë pasur një hov të madh dy muajt e fundit.
IndeksOnline mëson nga burimet se analisti politik nga Prishtina Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
IndeksOnline e ka kontaktuar Shehollin për këtë rast, i cili e ka konfirmuar ftesën.
Ai për IndeksOnline ka deklaruar se është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se atje do të mbroj vlerat e shtetit te Kosovës dhe të drejtën.
“Qytetarë të nderuarë te Republikës së Kosovës, kam marrë fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të specialzuar ne Hagë.
Si çdo i ftuar pranë kësaj Gjyakte Speciale do të mbrojë me dinjitet vetëm të drejtën dhe vlerat e shtetit te Kosovës.
Me besim ne zot dhe drejtësi do të dalim faqebardhë edhe ne këtë betejë!
Rrnoftë Republika e Kosovës!”, ka thënë për Sheholli.