Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka promovuar librin e tij të fundit “Ora e Kosovës – Pavarësia dhe Shtetndërtimi” në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sejdiu tha se të pranishëm në këtë promovim ishin akademikë e profesorë të ndryshëm.
“ Të pranishëm ishin akademik Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zv. Mistrja e Punëve të jashtme Artemis Malo, ambasadori i Kosovës më Shqipëri Skender Durmishi, ish kryeministri Pandeli Majko, ish minstrja e punëve të jashtme Arta Dade, Rektori i Kolegjit AAB nga Kosova Lulzim Tafa si dhe personalitete të shumta nga fusha akademike dhe ajo publike.
Për librin folën Akademik Anastas Angjeli, Presidenti Alfred Moisiu i cili është njëri nga recensentët, Presidenti Bamir Topi, akademik Ardian Civici – rektor i Universitetit, pastaj profesor Paskal Milo, profesor Ksenofon Krisafi dhe profesor Ibrahim Berisha që ishtë redaktor i librit“, ka shkruar Sejdiu.