Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi ka thënë se AKR do të veprojë me Qeverinë Hoti ashtu siç veproi me Qeverinë Kurti.
Matoshi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e di nëse Avdullah Hoti i ka votat për ndërtimin e qeverisë por sipas tij AKR tashmë ka bërë të ditur qëndrimin e saj.
“AKR do ta mbështesë qeverinë [Hoti] në ditën e themelimit ashtu siç kishte vepruar edhe me Qeverinë Kurti”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i AKR-së ka thënë se nuk dihet nëse kjo parti do të vazhdojë ta mbështesë qeverinë e drejtuar nga Hoti në ditët pas formimit të saj.
“Kjo do të varet nga mënyrë si punojnë”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Matoshi.