Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar familjen e Kadri Veselit.
Limaj ka shkruar se ai po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.
“Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Mitrovicë, në familjen e mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Kadri Veseli, që për dy vite ai bashkë me shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.
Me familjen e Kadriut, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.”