Site icon PrishtinaPress

Fatmir Limaj: Kosova është pa kryeministër, Kurti ka hequr dorë nga detyrat e tij

Ish-zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova tani është pa kryeministër, duke shtuar se Albini Kurti ka hequr dorë nga detyra e tij qeverisëse.

Limaj tha se nëse vazhdohet me këtë logjikë qeverisëse nga kryeministri Kurti dëmi që do t’i shkaktohet vendit do të jetë shumë i madh.

“Kosova është pa kryeministër. Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë që moti nga detyra e tij qeverisëse. Ai nuk është duke qeverisur vendin por duke administruar. Sa do të zgjasë nuk varet nga ne por nga të gjithë. Varet nga qytetarët. Nëse vazhdohet me këtë logjikë Kosova deri tani është e dëmtuar me vite të tëra por dëmi do të jetë edhe më i madh nëse vazhdohet me këtë qeverisje”.

Sipas tij, edhe në dialogun me Serbinë ka mungesë të përvojës e dijes nga kryeministri Kurti.

“Edhe ne politikën e dialogut kemi të njëjtën mungesë të përvojës, mungesë të dijes. Prandaj kjo ka sjellë degradim të procesit të dialogut. sjellja e kësaj qeverie në dy vjetët e fundit në pjesën veriore ka degraduar ka tensionuar pozicionin e Kosovës në negociata. Kur kjo qeveri ka ardhur në pushtet Kosova në arenën ndërkombëtare ka qenë në këtë nivel”.

“Është qasje degraduese. Por deri më tani ka degradim të këtij procesi. Ka nevoje për t’u treguar populist me atë ekskursionin në veri. Ekskursionet e tij në veri kanë ngritur tensione dhe po i kushtojnë Kosovës dhe një nga këto është degradimi në procesin negociues. Koha është për marrëveshje gjithëpërfshirëse që njohjen e ka brenda ne tash po dëgjojmë mesazhe tjera”, tha Limaj për EO.

Exit mobile version