13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Fatkeqësi mbi fatkeqësinë në Siri, gazetari: Ndërkombëtarët nuk ndihmojnë dot të prekurit nga tërmeti, shteti nuk i lejon

Siria që u godit rëndë nga tërmeti këtë të hënë në mëngjes është në një katastrofë, jo vetëm për pasojat që shkaktuan lëkundjen, por dhe mënyrën si po menaxhohet situata.

Në media janë publikuar gjerësisht pamjet nga shkatërrimet në Turqi, por shumë pak në Siri. Në një lidhje direkte për emisionin “Top Story”, gazetari i TRT-së Abdylvehab Ejupi raporton se sirianët nuk po ndihmohen as nga ndërkombëtarët, për shkak të politikave të vendit.

“Nuk ka gatishmëri për të ndihmuar Sirinë. Të gjithë flasin për Turqinë. Kemi pamje nga Turqia, jo nga Siria. Për ata, është fatkeqësi mbi fatkeqësi. Nuk kanë gatishmërinë e ndërkombëtarëve sese shteti nuk i lejon. Ata janë refugjatë brenda shtetit të tyre. Ky tërmet është kataklizmë, shumë pak flitet për atë pjesë të kufirit”.

Deri në tani, janë konfirmuar mbi një mijë viktima në Siri.

Krahas ekipeve vendase, dhjetë njësi të ushtrisë ruse me rreth 300 ushtarë janë të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Siri, sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img